Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 532 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 69 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Ndërsa Prishtina vazhdon të prij me numrin e rasteve me COVID19.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 22 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog, Obiliq, Podujevë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri./arbresh.info/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK