Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në QKUK

09:46 | 28 Tetor 2021
A Z

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës, ka njoftuar se në klinikat COVID-19 në QKUK, por edhe në spitalet e përgjithshme, trajtim mjekësor nga COVID-19 po marrin 56 pacientë.

Sipas njoftimit, prej tyre 27 janë me oksigjeno-terapi dhe 4 në kujdes intensiv mjekësor.

Njoftimi i plotë:

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 10 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spital i Pejës, 4 pacientë

Spitali i Gjakovës, 8 pacientë

Spitali i Gjilanit, 1 pacient

Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë/arbresh.info/