Në malet e fshatit Kryshec të Pejës është gjetur çerdhja ku është strehuar krimineli tropojan Agim Madani, i cili nga shtatori i vitit të kaluar po kërkohet nga Policia e Kosovës, raporton Telegrafi.
Në fotografitë e siguruara nga Telegrafi shihet çerdhja e ndërtuar nga krimineli tropojan Agim Madani, të cilën e kishte zbuluar një fshatar derisa po kryente disa punë në pronën e tij.
Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se Madani, pasi e kishte kërcënuar fshatarin me armë, ka ikur në drejtim të panjohur.
Fshatari i kërcënuar menjëherë e ka lajmëruar Policinë e Kosovës, e cila ka arritur në vendin e ngjarjes pas 30 minutash, por nuk ia ka dalë ta kap Madanin.
Agim Madani, në shtator të vitit 2015 në fshatin Radavc të Pejës ka plagosur pjesëtarin e policisë së Kosovës Arben Daci dhe që atëherë ai po fshihet nëpër male të rajonit të Pejës, kurse kanë dështuar disa përpjekje të Policisë për kapjen e tij.
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...
Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pa...