Në Kosovë norma kombëtare e varfërisë është e lidhur me papunësinë e lartë dhe prandaj nuk pritet të përmirësohet ndjeshëm gjatë periudhës 2015 – 2017, thuhet në raportin e fundit të Bankës Botërore, shkruan Radio Europa e Lirë.
Raporti vë në pah se papunësia mbetet e lartë për shkak se ritmi i krijimit të vendeve të punës pritet të absorbojë vetëm dy të tretat e punëkërkuesve të rinj.
Në tregun e punës në Kosovë, sipas të dhënave të zyrtare, çdo vit hyjnë 25 deri në 30 mijë të rinj, të cilët konsiderohen të aftë për punë.
Të dhënat e nivelit të varfërisë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, janë të vitit 2011. Sipas këtyre të dhënave, shkalla e varfërisë së përgjithshme është 29.7 për qind, derisa varfëria ekstreme 10.2 për qind.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thekson se mekanizimi kyç për të zbutur tensionet sociale në Kosovë është krijimi i vendeve të reja të punës.
Sipas Gërxhaliut, derisa nuk ka fuqizim të sundimit të rendit dhe ligjit, Kosova nuk do të jetë atraktive për investitorët e huaj.
Kosova, thekson ai, duhet të përmirësojë bilancin e pagesave me kusht, që paraja, edhe e Kosovës, edhe diasporës, të mbetet në vend.
Rritja ekonomike sipas parashikimeve të Bankës Botërore, pritet të rritet nga 3 për qind, sa është paraparë në vitin 2015, në 3.5 për qind në vitin 2016 dhe 3.7 për qind në vitin 2017.
Për të zvogëluar papunësinë dhe varfërinë në Kosovë, ekonomisti i Bankës Botërore, Agim Demukaj, ka theksuar se Kosovës i duhet rritje ekonomike mbi 8 për qind për një periudhë 10-vjeçare.
Zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës kishin deklaruar gjatë vitit 2013 dhe 2014 se varfëria e përgjithshme dhe varfëria ekstreme kanë shënuar rënie, por që ende nuk kanë të dhëna zyrtare.
Ata kishin deklaruar se të dhënat përfundimtare janë në finalizim e sipër dhe se së shpejti pritet të publikohen.
Trump: Irani po kërkon liri, SHBA është gati të ndihmojë
Drenica përforcohet me mesfushorin spanjoll Ian Soler
Sonte do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave
Raportohet se ushtria amerikane ka sulmuar objektivat e Shte...
Vërshimet, AME me detaje për gjendjen në nivel vendi: E mena...
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Rama: Kemi realizuar mbi 3...