Kjo është 20-ja e parë e PDK-së në Prishtinë

17:24 | 8 Tetor 2019
M. A.

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i prin listës me më se shumti vota në komunën e Prishtinës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Sipas listës së rezultateve të siguruara nga arbresh.info Veseli ka marrë 12 mijë e 390 vota.

I dyti është radhitur Uran Ismajli me 6 mijë e 584 vota, Abelard Tahiri me 2 mijë e 689 vota,   Eliza Hoxha 2 mijë 355 vota, Memli Krasniqi 2 mijë e 202 vota.

Në këtë listë i gjashti është radhitur Hajredin Kuqi me 1 mijë e 625 vota, Valon Murati 1 mijë e 604 vota, Ferat Shala 1 mijë e 568 vota, Shqiptar Demaci 1 mijë e 545, Elmi Recica 1 mijë e 341 vota.

I 11 është radhitur Bedri Hamza me 1 mijë e 299 vota, Merita Kokollafi 1 mijë e 269 vota, Enver Hoxhaj 1 mijë e 210 vota, Ariana Musliu Shoshi 1 mijë e 195 vota, Rrustem Mustafa me 1 mijë e 140 vota, Mixhen Shala me 1 mijë e 125 vota, Evgjeni Thaci- Dragusha me 1 mijë e 85 vota, Mërgim Lushtaku, me 1 mijë e 77 vota , Fatmir Xhelili 1 mijë vota dhe e 20-ti në listë është renditur Floretë Zejnullahu me 970 vota.

Ndryshe Partia Demokratike e Kosovës është radhitur e treta në bazë të votave te rregullta të numëruara për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura ketë të diel në Kosovë.

Ne këto zgjedhje te drejtë vote sipas KQZ-së kanë pas 1.937.868 qytetarë ndërsa në votim kanë marrë pjesë  43,20% e tyre./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale