Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka sqaruar deklaratën e saj të mëparshme, ku e cilësoi si “qesharak” elaboratin e Avdullah Hotit kundër kryesisë së partisë.
Ajo ka theksuar se reagimi i saj ishte spontan dhe i nxitur nga surpriza.
“LDK absolutisht e çmon çdo mendim ndryshe. Nuk dua që nga një surprizim momental, reaksional, të lexohet diçka tjetër përtej asaj që është. Unë e dëgjova mbrëmë se si po interpretohej reagimi im, sidomos rreth përdorimit të termit ‘qesharak’,” u shpreh ajo.
Kica-Xhelili gjithashtu vlerësoi rëndësinë e Avdullah Hotit brenda LDK-së, duke e cilësuar atë si një figurë kyçe dhe me peshë në vendimmarrje.
“Zoti Hoti është akter kyç në LDK, ka qenë kryeministër nga radhët e LDK-së, dhe mendimi i tij do të ketë gjithmonë rëndësi dhe vlerë,” theksoi ajo.
Duke shpjeguar reagimin e saj fillestar, ajo tha se ishte një përgjigje e menjëhershme dhe spontane.
“Ne jemi njerëz, kur dikush na thërret shpejt në telefon, jo gjithmonë artikulojmë njësoj. Mua sinqerisht në atë moment më është dukur qesharake. Jo që s’kam vlerësim për Hotin, assesi – por, sepse Lumir Abdixhiku nuk ka shumë që është votuar si kryetar unanimisht,” sqaroi Kica-Xhelili në Dukagjin.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit