Doarsa Kica-Xhelili, e cila sot e zyrtarizoi kalimin e saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka thënë se partia Guxo ishte e njohur për dorëheqjen e saj muaj më parë, jo vetëm tani ditëve të fundit.
Në një rrëfim ekskluziv në “Rubikon”, deputetja ka deklaruar se Donika Gërvalla dhe Faton Peci, të dy drejtues të Guxo, ishin të informuar për largimin e saj.
“Njoftimin për tërheqjen, para se të ndodh kjo që ka ndodhur këto ditë, Donika Gërvalla dhe Faton Peci e dinin se nuk do të merresha më me Guxo, një muaj apo dy muaj para dorëheqjes reale, më 5 gusht ua dorëzova edhe dorëheqjen zyrtare me shkrim”, ka thënë Kica.
Ajo tregoi edhe arsyen se pse nuk u deklarua për media pas raportimeve për dorëheqjen e dhënë.
“Sa po shkova për pushime, doli në media se janë larguar nga Guxo. Nuk jam përgjigjur sepse për mua korrektësia është shumë e rëndësishme, një copë rrugëtim e kam bërë bashkë me Guxo. Rrjedhimisht ajo çfarë kam thënë është se do të pres derisa të përmbyllen të gjitha procedurat e kuvendeve zgjedhore. Kjo ishte edhe ajo që ua premtova se do ta bëjë”, ka thënë Kica.
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...
Papa u bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit të rikthehen në negoci...
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë