Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka deklaruar se LDK nuk i ndryshon qëndrimet e saj për koalicion apo bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje.
Në një konferencë për media pas takimit me kryetarin në detyrë të Kuvendit, Glauk Konjufca, Kica-Xhelili u shpreh se qëndrimi i para fushatës mbetet i njëjtë edhe pas fushatës.
“Kur kemi thënë se nuk hyjmë në koalicion me VV-në, nuk kemi vendosur kushtëzime. Ky qëndrim është parim i yni. Ky qëndrim nuk ka qenë i kushtëzuar, por kristal i qartë”, ka thënë Kica-Xhelili./Arbresh.info
Nora Gjakova nis një kapitull të ri si trajnere e xhudos në ...
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...