Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), njofton se Komanda e Forcave Tokësore ka realizuar me sukses ushtrimin fushor “Steel 01” në poligonin e stërvitjes ushtarake në Babaj Bokës dhe Deve.
FSK ka ndarë disa fotografi nga ushtrimi, shkruan Arbresh.info



“Komanda e Forcave Tokësore(KFT), Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë (R2K), në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjeve për validimin e regjimentit të dytë ka realizuar me sukses ushtrimin fushor “Steel 01” në poligonin e stërvitjes ushtarake në Babaj Bokës dhe Deve”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Tutje bëhet e ditur se qëllimi i ushtrimit ishte testimi i procedurave standarde operative të kompanive të regjimentit, gjatë realizimit të operacioneve luftarake në përmbushje të detyrave operacionale bazuar në misionin e KTF-së./Arbresh.info/




Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...