Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka bërë të ditur se sot është kryer njëri prej trajnimeve më të rëndësishme nga ushtarët italianë.
Në një postim në Facebook, KFOR bën me dije se ushtrimi në fjalë është “Crowd and Root Control”.
“Pika kryesore e një ushtrimi të tillë është realizmi, për të qenë gati për të reaguar në mënyrën më efektive ndaj çdo situate”.
“Përgatitja, koordinimi, procedurat, mendësia e duhur dhe provat janë baza e aktiviteteve kundër trazirave”.
“Jemi në një situatë që kërkon veprim të përbashkët dhe të koordinuar nga të gjithë, për të mirën e përbashkët dhe për të minimizuar ndikimin në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...
Haxhiu: Eliot Engel nuk heshti për Kosovën në kohët më të vë...
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...