KFOR-i nuk ka se për çfarë t’u përgjigjet deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si dhe konfirmon atë që është thënë deri më tash se të premten në mëngjes është ndërmarrë një aksion i Policisë së Kosovës në veri, tha për agjencinë italiane të lajmeve Nova, zëdhënësi Vincenzo Grasso.
“Nuk kemi për çfarë të përgjigjemi. Konfirmojmë se mëngjesin e së premtes policia ka ndërmarrë një aksion sipas një urdhërarresti në lëshuar nga një hetues në Prishtinë, në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit”, deklaroi Grasso.
Ai tha se situata është stabile, edhe pse ekzistojnë tensione politike për shkak të ngjarjeve të caktuara ndërkombëtare dhe vendimeve të fundit politike dhe ekonomike.
Më herët, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se “forcat e KFOR-it qëllimisht mashtruan opinionin publik dhe se tashmë është e qartë se me urdhër të kujt dhe në marrëveshje me cilat fuqi kanë gënjyer përfaqësuesit e NATO-s”.
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...