Sot në selinë e KFOR-it në “Camp Film City” në Prishtinë është mbajtur ceremonia e dorëzimit të komandës për kontingjentin grek të misionit të udhëhequr nga NATO. Ceremoninë e ka udhëhequr zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Cahit Irican.
Gjatë ceremonisë, gjeneral Irican ka falënderuar personelin që po largohet për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë misionit të tyre, si dhe ka mirëpritur pjesëtarët e rinj të kontingjentit grek.
Në shenjë mirënjohjeje për shërbimin e tyre të përkushtuar, të gjithë anëtarët e kontingjentit grek janë nderuar me medaljen NATO Non-Article 5, në vlerësim të kontributit të tyre për sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
KFOR ka theksuar se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes në çdo kohë.
Misioni i KFOR-it punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, duke vepruar si përgjegjës për reagimet ndaj çështjeve të sigurisë.
Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatim...
Sorensen thotë se ka arritur të sigurojë harmonizim me SHBA’...
Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e marsit
Bordi i Paqes dorëzon propozimin për çarmatosjen e Hamasit
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...
Haradinaj: Mbështetje dhe barazi për personat me Sindromën D...