Ushtarë amerikanë të KFOR-it të cilët për 13 orë qëndruan në fillim të digës së Ujmanit, janë larguar sot nga ajo pjesë.
Kështu të paktën shkruan Radio Televizioni serb, duke i’u referuar raportimeve të gazetarit të tyre nga vendi i ngjarjes.
Siç bëhet e ditur, në këtë vend nuk ka mbetur më asnjë ushtar i KFOR-it.
Pas largimit nga Ujmani, KFOR-i ka vazhduar patrullimet në rrugën kryesore në Zubin Potok, si dhe vëzhgimin e situatës me helikopterë në veri të vendit, transmeton lajmi.net.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme në liqenin e Ujmanit ishin stacionuar nëntë automjete ushtarake të forcave amerikane.
Siç edhe ishte bërë e ditur përmes një komunikate, një veprim i tillë ishte i planifikuar dhe se nuk kishte për qëllim marrjen në kontroll të Liqenit të Gazivodës.
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...