Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të KFOR-it kanë vijuar patrullimet e rregullta në disa komuna në veri të Kosovës, brenda zonës së përgjegjësisë së RC-E.
Në njoftim bëhet e ditur se, përmes këtyre aktiviteteve, personeli i KFOR-it ruan ndërgjegjësimin për situatën dhe kontribuon në stabilitetin në të gjithë rajonin.
Sipas KFOR-it, kjo reflekton angazhimin e qëndrueshëm të misionit për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme” thuhet në njoftim.
Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, z...
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI
Nesër mblidhet Qeveria
Tre kosovarët që vdiqën në vendin e punës në Austri pritet t...