Ushtarët amerikanë të misionit të KFOR-it kryen patrullime në komunitetet lokale në të gjithë Kosovën.
KFOR njofton se patrulla të tilla synojnë të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin e përgjithshëm të zonës, transmeton Arbresh.info
Përmes këtyre përpjekjeve, KFOR-i thotë se e përforcon angazhimin e tij për paqe të qëndrueshme, duke siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në të gjithë rajonin.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...
Udhëtimi i Asllanit drejt Stambollit anulohet para nënshkrim...
Vitia premton spital të ri në Mitrovicë
Kearns kërkon ushtarët britanikë që shpëtuan një vajzë në Ko...
Labinoti: Edhe pse kam kërcyer me këngë të Remzie Osmanit, u...
Dy ekspertë të forenzikës kalojnë me sukses testin ndërkombë...