Ngjarjet e datës 22 shkurt
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, shefi i Ambasadës Japoneze në Kosovë, Mitsunori Ogasawara dhe drejtori gjeneral i kompanisë “Jetro Vjenë”, Satoshi ABE vizitojnë kompaninë “Gjirafa”. (Kompania “Gjirafa”, Dragodan, ora 09:30)
Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi viziton Komunën e Rahovecit. (Komuna e Rahovecit, ora 11:00)
Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)
Mbahet debati publik “Transparenca e punës së komunës së Graçanicës”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)
Ambasada Norvegjeze në Prishtinë, IPKO Foundation dhe RIT Kosova organizojnë ngjarjen për projektin KosLift. (Residenca norvegjeze në Fshatin Ndërkombëtar, ora 12:00)
Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Komunën e Mamushës. (Mamushë, ora 14:00)
Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Kompaninë “Liri” në Prizren. (Prizren, ora 17:00)
Bugaqku: Çka ka ndodhur dje në Kuvend është raund i pavlefsh...
Ende asnjë deputetë në sallë, seanca u lajmërua për në orën ...
Në pritje të seancës, Abdixhiku shihet në ambientet e Kuvend...
A po bëhemi me president? Flet Albin Kurti
Behrami akuzon Kurtin: Po synon ta mbajë Haxhiun sa më gjatë...
Haradinaj: Kushtetuta mund të mbrohet tani vetëm nga sovrani