Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” sh.a. njofton konsumatorët e rrugës “ Luan Haradinaj “ , konsumatorët e lagjes” Pejton”,”Dardania”, “Lakrishte”,”Kalabria” se, gjatë ditës së nesërme, 23 qershor 2018 e shtunë, duke filluar nga ora 09:00 – 17:00, gjithsej 8 orë, do të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.
Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë janë punimet teknike, gjegjësisht mundësimi i instalimit të pusetave zonale në kuadër të projekteve investive të KRU”Prishtina” sh.a., puseta që do të instalohen te Stacioni i Policisë në Qendër të Prishtinës dhe te Pallati i Rinisë dhe Sporteve.
Me këtë rast, përveq zonave të lartëcekura, mungesën e ujit të pijshëm do e ndjejnë edhe konsumatorët te Qendra e Regjistrimit Civil.
Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran