Kompania Rajonale e Ujësjellësit “KRU” ka njoftuar se disa lagje të Prishtinës do të mbesin pa ujë, meqë do të realizohen punime teknike në ndërrimin e gypit AC fi 200 në rrugën ” Tirana ” në Prishtinë duke filluar nga ora 09:00-16:00.
“Gjatë kësaj periudhe kohore, pa furnizim me ujë mbesin këto zona shërbimi:rruga e ” Tiranës “, lagjja Arbëria pjesa nga hekurudha deri te rruga” Ahmet Krasniqi “, Komuna e Re, rruga” Bashkim Fehmiu”, rruga ” Vicianum”, rruga ” Nora e Hotit”, Stadiumi i Prishtinës me lokale përreth tij”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë se ditën e nesërme, më 20 maj do të realizohen punime teknike në ndërrimin e gypit AC fi 200 në rrugën ” Tirana ” në Prishtinë duke filluar nga ora 09:00-16:00.
Realizimi i punimeve teknike ka për fokus përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe zvogëlimin e humbjeve teknike të ujit.
Gjatë kësaj periudhe kohore, pa furnizim me ujë mbesin këto zona shërbimi:rruga e ” Tiranës “, lagjja Arbëria pjesa nga hekurudha deri te rruga” Ahmet Krasniqi “, Komuna e Re, rruga” Bashkim Fehmiu”, rruga ” Vicianum”, rruga ” Nora e Hotit”, Stadiumi i Prishtinës me lokale përreth tij./Arbresh.info/
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00
Kurti: Dil dhe voto, mos e le për moment të fundit – J...
Përditësohen të dhënat, deri tani kanë votuar mbi 583 mijë q...
Florent Hasani vazhdon shkëlqimin tek Boluspori, realizon go...
Partia Guxo: Po ushtrohet presion dhe po kontrollohet vota e...
LDK sot mban konferencë për media