Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se dje në kryeqytet ka filluar dezinsektimi hapësinor.
Ahmeti ka thënë se për gjashtë mbrëmje me radhë pritet të dezinsektohen lagjet e ndryshme të zonës urbane dhe rurale të Prishtinës.
“Sot, dezinsektimi do të vazhdojë nga ora 19:30 në lagjet Ulpianë, Dardani, Arbëri, Shkabaj, zona Industriale dhe Kazerma “Adem Jashari””, ka shkruar Ahmeti.
Postimi i plotë:
Dezinsektimi hapësinor në Komunën e Prishtinës ka filluar dje, duke u nisur nga lagjet Pejton, Aktash, Parku i qytetit, Qendra e qytetit, Vellushë, Tophane, lagjja e Muhaxherëve dhe tek Vneshtat.
Për gjashtë mbrëmje me radhë pritet të dezinsektohen lagjet e ndryshme të zonës urbane dhe rurale të Prishtinës. Komuna e Prishtinës është duke monitoruar tërë procesin, dhe falenderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e deritanimë.
Sot, dezinsektimi do të vazhdojë nga ora 19:30 në lagjet Ulpianë, Dardani, Arbëri, Shkabaj, zona Industriale dhe Kazerma “Adem Jashari”.Plani për dezinsektim, për ditët në vijim, është publikuar tashmë në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës./arbresh.info/
Sot katër vjet luftë në Ukrainë/ Bilanci i jetëve njerëzore,...
Moti në Shqipëri me diell e reshje shiu në disa zona
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Mblidhen disa komisione parlamentare në Kuvendi i Kosovës
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...