Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar votat e kandidatëve për deputet të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.
Bazuar në rezultatet e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga mbi 90 për qind e vendvotimeve, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë numrin më të madh të votave, me gjithsej 150,294 vota.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka siguruar 85,293 vota, ndërsa pas tij renditet Uran Ismaili, me gjithsej 37,017 vota.
Në vendin e katërt është nënkryetarja Vlora Çitaku, me 34,805 vota, e ndjekur nga Sala Jashari me 32,052 vota. Enver Hoxhaj ka marrë 28,497 vota, ndërsa Perparim Gruda 27,004, dhe Jakup Nura ka siguruar 26,635 vota.
Deputetja e legjislaturës së kaluar, Ganimete Musliu, ka marrë 26,293 vota, ndërsa pas saj renditen: Rrahman Rama me 25,532 vota, Nait Hasani me 24,162 vota, Mërgim Lushtaku me 23,795 vota, Elmi Reçica me 23,163 vota dhe Ferat Shala me 22,984 vota.

Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...
Serbia negocion me disa kompani për shitjen e një pjese të n...
Pentagoni: Kemi goditur mbi 8,000 objektiva ushtarake në Ira...
Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen
Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinë...
Policia njofton bllokim të përkohshëm të segmentit Prishtina...