Në Prishtinë sot janë konfirmuar edhe 20 raste pozitive me koronavirus Covid-19.
Drejtori për Shëndetësi në Prishtinë, Dr. Bujar Gashi, ka konfirmuar për Gazetën Shneta tre lokacionet ku janë konfirmuar këto raste.
“Janë në lokacionet Mati 1, në lagjen Veterrnik rrugës për Gjilan dhe në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ në brendësi të qytetit të Prishtinës”, ka deklaruar Gashi.
Kujtojmë se pas konfirmimit të këtyre rasteve në kryeqytet, Ministria e Shëndetësisë e ka futur këtë komunë në karantinë.
Gjatë ditës së nesërme do të bëhen të ditura detaje të tjera për kufizimin e lëvizjes dhe kush do të mund të hyjë dhe dal nga Prishtina.
Veliu për rikthimin e Osmanit në LDK: I shërbeu kundërshtari...
Trump kërcënon Iranin pas sulmeve në Ngushticën e Hormuzit: ...
Përfundon afati në KQZ: 22 parti në garë, dy koalicione të r...
Teherani paralajmëron: Asnjë litër naftë nuk kalon Hormuzin ...
Nunezi pritet të kthehet në Evropë, këto klube e duan
BE dëshiron formim të shpejtë të qeverisë në Kosovë dhe komp...