Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pas reshjeve të shiut dhe borës, vendi do të ndikohet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme meteorologjike.
Sipas IHK-së, gjatë ditëve në vijim nuk parashihet të ketë reshje.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndëesa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius.
“Pas këtyre reshjeve të shiut dhe borës, vendi ynë do të ndikohet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme meteorologjike. Nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme. Kjo situatë me këto elemente aktive meteorologjike ka mundësuar të kemi edhe një cilësi shumë të mirë të ajrit në gjithë territorin e vendit, duke mundësuar kushte të mira biometeorologjike. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare”, ka bërë të ditur IHK./arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...