Ambasada e Kosovës në Zvicër ka njoftuar të gjithë bashkatdhetarët në lidhje me vendimin e Qeverisë për rihapjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Ambasada e Kosovës në Bernë të Zvicrës ka njoftuar për vendimin e Qeverisë së Kosovës që të bëhet rihapja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Përmes një postimi në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook, ambasada ka bërë të ditur se, aeroporti do të funksionojë me linja të rregullta ajrore që nga 28 qershori.
Ambasada ka bërë të ditur se të gjithë bashkatdhetarët që nisen drejt Kosovës duhet të kenë testin negative për koronavirus, jo më të vjetër se katër ditë.
Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:
NJOFTIM
Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për rihapjen e Aeroportit Ndërkombëtar „Adem Jashari“ .
Aeroporti do të fillojë të funksionoj me linja të rregullta ajror nga data 28 .06. 2020.
Të gjithë udhëtarët që hynë në territorin e Republikës së Kosovës rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se katër ditë.
Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë