Të enjten pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të votohet edhe kryetari i Kuvendit.
Mirëpo, jo të gjitha grupet parlamentare kanë vendosur se kush do të jenë shefat e deputetëve.
Gjatë ditës së djeshme në mbledhjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës është marrë vendim që shef i GP të jetë kandidati për kryeministër nga kjo parti, deputeti Avdullah Hoti.
Ndërsa, në Vetëvendosje deputetëve sërish pritet t’u prijë Glauk Konjufca.
“Është propozuar Glauk Konjufca. Emri i tij do të propozohet para Këshillit të Përgjithshëm, ku edh do të votohet”, ka thënë për Indeksonline zëdhënësi i kësaj partie, Shkodran Hoti.
Ndërkohë, sipas burimeve të Indeksonline, Partia Demokratike e Kosovës pritet ta ketë po të njëjtin shef të Grupit Parlamentar që kishte në legjislaturën e kaluar, Zenun Pajaziti.
Nisma për Kosovën tashmë ka vendosur për shef të Grupit Parlamentar, të jetë Bilall Sherifi.
E, në Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ende nuk kanë vendosur se kush do të jetë shef i Grupit Parlamentar.Të paktën kështu është shprehur për Indeksonline, zëdhënësi i AAK-së Muharrem Nitaj.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...