Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ish- presidenten Atifete Jahjaga, morën pjesë sot në ceremoninë e varrimit të ish-Sekretares së Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, në ambientin historik të Katedrales Kombëtare në Washington.
Në kuadër të ceremonisë, Kurti dhe Osmani patën rast të takoheshin me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, ish-Presidentin e SHBA-së, Bill Clinton dhe bashkëshorten e tij, ish-Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton, ish-Zëvëndëspresidentin e SHBA-së, Albert Gore, ish-Sekretarët e Shtetit, Condoleezza Rice dhe John Kerry dhe ish-kongresistin Eliot Engel./arbresh.info/

PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...