Lajmi për vrasjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, ishte raportuar në pothuajse në të gjitha mediat botërore.
Para 23 viteve, më 7 mars 1998, lajmi për rënjen e Adem Jasharit dhe familjes së tij për herë të parë u dha në RTSH, e cila ishte dritarja e vetem e informimit në atë kohë për luftën në Kosovë.
“Sot secili prej nesh është Adem Jashari”, ishte një nga fjalitë e moderatorit nga Shqipëria.
Përmes lajmeve qendrore të Televizionit të Shqipërisë, moderatori Asllan Bajrami, ishe ai që kishte kumtuar lajmin për vdekjen e komandantit legjendar Adem Jashari duke thënë se ata që mendojnë se Adem Jashari nuk ekziston më, mashtrohet rëndë.
“Sot në Kosovë kanë lindur 1000 Adem Jashara. Sot secili prej nesh është Adem Jashari, çdokush që mendon që ai nuk ekziston mashtrohet rëndë. Liri dhe dritë në përjetësinë e Legjendës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. LAVDI!” , ishin fjalët e tij gjatë raportimit për vdekjen e Adem Jashari./Arbresh.info/
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...