Vendosja e taksës prej 100 për qind për mallrat që importohen nga Serbia lëkundi qëndrueshmërinë e partnerëve të koalicionit qeverisës.
Ditëve të fundit ka pasur mospajtime sa i përket mbajtjes së taksës deri në realizimin e kërkesave të tyre. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka propozuar qe taksa të pezullohet e kryeministri Ramush Haradinaj insiston qe taksa të mbetet. Amerika po bën presion që të largohet taksa, por, taksa vazhdon te mbetet ende.
Njohës i çështjeve politike. Ramush Tahiri. në një prononcim për portalin arbresh.info ka thënë se Haradinajt dhe Veseli po luajnë loja politike, por nuk po e respektojnë ligjin dhe kushtetutën.
Tahiri ka treguar se nëse PDK dëshiron me rrëzu taksën, atë mund ta bëjnë përmes propozimin në qeveri dhe sipas tij, Ramush Haradinaj e ka për obligim me qit ne votim.
“Po bëjnë politikë ose po luajnë politikë dhe nuk po e respektojnë kushtetutën dhe ligjin. Nëse Kadri Veseli mënon që taksa duhet me u pezullu, propozimin duhet me dërgu ne qeveri dhe ne qeveri duhet me votu. Ramush haradinaj e ka për obligim me shti ne votim sepse propozimet vin nga ministrat. Si te shkon ne qeveri s’ka çka flet Ramushi por flasin votat. Nëse PDK ka me shume vota ajo e rrezon taksën”, ka thënë Tahiri.
Nëse votohet rrëzimi i taksës, Qeveria Haradinaj mund të bie. Por nëse qeveria bie pa u larguar taksa, atëherë ajo do të mbete deri në formimin e qeverisë së re./Arbresh.info/
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...
Brikena e rezervuar pas surprizës së Mateos, i jep vetëm dor...
Turqi: Autobusi del nga rruga dhe bie në humnerë, tetë të vd...