Fusha të paqëndrueshme ajrore nga Atlantiku do të fillojnë të depërtojnë mbi rajon ditëve në vijim.
Nën këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, diell, e orëve të pasdites priten edhe reshje lokale shiu me bubullima, parashikon Prishtina Weather.
Sipas këtij shërbimi të meteorologjisë, në fillim të javës së ardhshme masa më të freskëta ajrore do të shtrihen mbi rajonin tonë, që gradualisht do të zbresin temperaturat përreth vlerave mesatare.
Parashikimi për datat 6-7 shtator:
6.09.2019 – Ngrohtë, me diell dhe vransira. Më vonë pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-7m/s. Indeksi UV: 7.
7.09.2019 – Kryesisht me vransira. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Erë e lehtë dhe mesatare nga jugu-jugperëndimi 2-9m/s. Indeksi UV: 6.

Yll Limani publikon albumin e ri “Thirrëm Sot ose Nesër”
Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Darda...
Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunit...
Kurti: Masat ishin të padrejta që nga fillimi – të përkushtu...
Asociacioni – edhe pengesë, edhe urë drejt BE-së
OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mën...