Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka bërë sot përurimin solemn të fillimit të punimeve në ndërtimin e Bulevardit dhe Sheshit të Dëshmorëve në qendrën e qytetit në Podujevë.
Në Podujevë kanë filluar punimet në realizimin e projektit të ndërtimit të Bulevardit dhe sheshit “Sheshi i Dëshmorëve” në qendrën e qytetit. Me këtë rast kryetari i Komunës, Agim Veliu, duke bërë përurimin e solemn të fillimit të punimeve, ka vlerësuar se ky është njëri nga projektet më të rëndësishme në qytet.
“Sot filluam punimet në realizimin e njërit nga projektet më rëndësishëm për qytetin tonë, ndërtimin e Bulevardit dhe Sheshit të Dëshmorëve, në qendrën e qytetit.
Me investimet e bëra deri tash dhe projektet që po realizojmë, Podujeva po merr pamjen e një qyteti modern evropian”, ka thënë kryetari Veliu.
Projekti i ndërtimit të Bulevardit dhe Sheshit të Dëshmorëve është dy vjeçar, kurse me për shkak të fillimit të zhvillimit të punimeve një segment i Rrugës “Zahir Pajaziti” (nga udhëkryqi i rrugëve “Zahir Pajaziti” – “Dr.Bajram Krasniqi” deri te udhëkryqi i rrugëve “Zahir Pajaziti” – “19 Qershori” – Rruga e re tek Xhamia), prej sot është mbyllur për qarkullim të automjeteve.
Gjatë kësaj periudhe kohore qytetarët do të mund të shfrytëzojnë për qarkullim rrugët e tjera në qytet, duke përfshirë edhe rrugën e re tek Xhamia në anën perëndimore të lumit Llap.


Rinumërimi i votave përfundon sot, 88% e vendvotimeve janë r...
E dhimbshme: Sot varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gjak...
Kurti dhe Vitia sot vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Mot i vranët e me reshje shiu sot
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës