Në Administratën Tatimore të Kosovës u zhvillua një takim mes drejtorit të përgjithshëm të ATK-së, Mentor Hyseni dhe këshilltarit regjional të FMN-së për ATK, Jim Sorensen, i cili po qëndron në Kosovë në kuadër të misionit të tij nga 3 deri më 10 nëntor 2025.
Sipas njoftimit të ATK-së, gjatë takimit u diskutua për ecurinë e Planit Strategjik të ATK-së 2022-2026, për zhvillimet e ardhshme strategjike të institucionit, forcimin e partneritetit me FMN-në, si dhe për fushat ku kërkohet mbështetje dhe asistencë e mëtejshme.
Hyseni ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me FMN-në.
“Mbështetja e FMN-së ka qenë dhe mbetet thelbësore për avancimin e reformave tona dhe për ndërtimin e një administrate tatimore moderne, transparente dhe efikase. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të realizuar vizionin tonë për një ATK bashkëkohore në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve”, tha ai.
ATK-ja ka njoftuar se mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe në zbatimin e reformave që kontribuojnë në një sistem tatimor më të drejtë dhe më efikas.
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile
Jeton Koca jep dorëheqjen nga Prokurori i Shtetit
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...