Presidenti në ardhje, Hashim Thaçi, do të ketë në kabinetin e tij shumë njerëz që i kishte të afërt edhe në postet e tjera që në të kaluarën i ka mbajtur, por ai do të angazhojë edhe diplomatë të huaj si këshilltarë të jashtë të tij.
Këtë e ka bërë të ditur, këshilltari i Thaçit, Ardian Arifaj, në Info Magazine të Klan Kosovës.
Ai ka dhënë edhe disa emra që do ta formojnë kabinetin e Presidentit të ardhshëm.
“Një pjesë do të jetë kabineti i tashëm që ka punuar me të. Albeart Tahiri me siguri do të jetë shef i stafit, jam unë (Ardian Arifaj), është Adri Nurellari, jemi thuajse i njëjti ekip, por më i zgjeruar sepse kemi më shumë kompetenca dhe hapësirë për punë”.
“Kemi bërë ftesë edhe shumë diplomatëve miq të Kosovës, që kanë autoritet jo vetëm në Kosovë por në gjithë globin, këta do të jenë këshilltarë të jashtëm”, ka thënë Arifaj.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...