Pas raportimit të disa mediave se mund të shkarkohet ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi për shkak të përjashtimit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga ENQA, për shkak të shkarkimit të Bordit të kësaj agjencie, ka ndodhur edhe thyerja ndërmjet partnerëve të koalicionit, shkruan arbresh.info.
Këshilltari i Ministrit të Arsimit, Valmir Gashi përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka shkruar se partia e Limajt është shumë e qartë, po u shkarku ministri, bie qeveria.
“Partia e Fatmir Limajt tashmë e ka bërë të qartë: po u prek ministri, Qeveria bie!”, ka shkruar ai në profilin e tij në facebook.
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...