Këshilli Qendror i Veprimit Rinor zgjedhë kryetare Vesa Ibrahimin

21:26 | 27 Qershor 2015
M. A.

Në Kuvendin e tretë zgjedhor të Këshillit Qendror të Veprimit Rinor (KQVR), që u mbajt dje, Vesa Ibrahimi është zgjedhur kryetare e këtij Këshilli.

Në garë për të parin e KQVR’së, përveç Vesa Ibrahimit, ishin edhe Edis Prapashtica dhe Valdrin Halimi.

Ibrahimi e fitoi postin e kryetares së KQVR’së pasi që siguroi shumicën e nevojshme të votave qysh në raundin e parë të votimeve, duke siguruar votat e 45 delegatëve nga 75 sa morën pjesë në votim.

Po ashtu në Kuvendin e tretë zgjedhor, zgjodhi edhe strukturat tjera, përfshirë Kryesinë nga Nënkryetarët Liridon Iberhysaj, Bonita Salihu, Marigona Alidemaj, Vlora Krasniqi, Dragana Deniç dhe Liridon Bushi.

Sekretarë Flakadon Osmani dhe Bordin ekzekutiv.

Gjatë punimeve të Kuvendit është respektuar në përpikëri Rregullorja e procesit zgjedhor si dhe është respektuar kuota gjinore dhe përfaqësimi i komunitetit serb.

Kryetarja e sapo zgjedhur e KQVR’së premtoi angazhim dhe veprim të përbashkët për ngritjen dhe fuqizimin e rolit të të rinjëve, ngritje të këtyre kapaciteteve, dhe përfaqësim të denjë të në politikat rinore Kosovare.

“Puna që po na pret është e madhe dhe sfiduese, por jo, sa dëshira, vullneti dhe për të bërë gjëra të mira për të rinjtë e Kosovës”, tha Ibrahimi.

I pranishëm në këtë Kuvend ishte edhe Faton Peci – këshilltar politik i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Peci në emër të Ministrit Kujtim Shala i përshëndeti punimet e Kuvendit si dhe premtoi që MKRS do të vazhdoj të jetë përkrahëse e fuqishme e Këshillit Qëndror të Veprimit Rinor. Poashtu të pranishëm në këtë Kuvend ishin edhe përfaqësues të tjerë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Këshilli Qëndror i Veprimit Rinor është themeluar më 30 prill 2011 dhe zyrtarisht ka pranuar njohjen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit më 12 gusht 2011, në ditën ndërkombëtare të Rinisë. Në bazë të ligjit për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë, KQVR është institucioni më i lartë për përfaqësimin e të rinjve në Kosovë duke përfshirë Këshillet e Veprimit Rinorë Lokal (KVRL) nga 38 komuna, parlamentin studentorë, poashtu organizatat dhe inciativat qytetare që përfshinë të gjitha komunat në Kosovë

Shpërndaje në rrjete sociale