Është mbajtur sot takimi ndërministror i Këshillit të Sigurisë së Trafikut Rrugor (KSTRR).
Në këtë takim, është diskutuar rreth masave në fushën e sigurisë rrugore, ngritjen e vetëdijesimit dhe senzibilizimit të publikut për çështjet e sigurisë rrugore e shumë çështje të tjera që ndërlidhen me trafikun rrugor, shkruan arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Sot, u zhvillua takimi ndërministror i Këshillit të Sigurisë së Trafikut Rrugor (KSTRR).
Në këtë takim, u diskutua për zhvillimin dhe implementimin e mëtutjeshëm të masave në fushën e sigurisë rrugore, ngritjen e vetëdijesimit dhe sensibilizimin e publikut për çështjet e sigurisë rrugore, sinjalizimin rrugor si dhe për iniciativat e përbashkëta që kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme në trafikun rrugor.
Këto pika janë të një rëndësie të lartë për qeverisjen tonë, andaj edhe qasja jonë ndaj sigurisë së trafikut rrugor do të jetë e një niveli të tillë, theksuam në këtë takim, duke u dakorduar njëherazi që t’i shtojmë takimet bashkëpunuese për çështjet që kanë të bëjnë me promovimin e sigurisë në trafikun rrugor.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...