Kryesia e Këshillit të Prindërve e Prishtinës kanë kërkuar shtyrje e fillimit të vitit të ri shkollor me prezencë fizike në shkolla,
Kjo kërkesë vjen si pasojë e gjendjes së rënduar të pandemisë, shkruan portali arbresh.info
Përmes një postimi në ‘facebook’, Kryesia e Këshillit të Prindërve e Prishtinës kanë kërkuar që fillimi i mësimit të shtyhet për dy javë.
Reagimi i tyre i plotë:
Reagim për fillimin e mësimit më 1 shtator
Ne, kryesia e Këshillit të Prindërve e Prishtinës, duke u bazuar në shkallën e përhapjes së pandemisë, më e rënda në vend prej fillimit; si për nga numri i infektimeve e i vdekjeve ditore, por edhe zgjerimi i prekjes nga virusi i të gjitha moshave pa përjashtim, llogaritur edhe rrezikshmërinë shtesë të variantit Delta, gjykojmë se fillimi i mësimit më 1 shtator me prezencë të plotë në shkolla është tejet i rrezikshëm dhe me potencial të lartë të pasojave në shëndetin e jetën e fëmijëve tanë por edhe gjithë familjeve. Dëmet mund të jenë edhe shumë më të rënda nëse kapacitet trajtuese, edhe ashtu tashmë të limituara, nëpër spitale shterohen.
Përveç gjithë këtyre, ende nuk kemi vaksinim të fëmijëve nën moshat 16-vjeçare, duke qenë kjo kategori e pambrojtur.
Duam të kujtojmë këtu se (me qëllim parandalues) mësimi është shtyrë në rrethana shumë më të lehta të pandemisë.
Andaj, kërkojmë që, nëse gjendja nuk përmirësohet dukshëm, fillimi i mësimit me prezencë fizike në shkolla të shtyhet. Shtyrja mund të jetë 1+1 javë, varësisht situatës me pandemi. /arbresh.info/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A