Këshilli i Prindërve të Komunës së Prishtinës, më datën 25.01.2019, ka zhvilluar një takim me Asamblenë e Prindërve të Komunës së Prishtinës, ku është diskutuar për gjendjen e krijuar në vend, tashmë kur greva e shpallur nga SBASHK-u, përmbylli javën e dytë.
Pjesëmarrësit nuk janë pajtuar që nxënësit të jenë ata të cilët duhet të paguajnë çmimin e neglizhencës së institucioneve përgjegjëse si punëdhënës, ndaj kërkesave të mësimdhënësve si punëmarrës, transmeton Klan Kosova.
“Është e pajustifikueshme që edhe pas dy javësh grevë, palët negociuese ende qëndrojnë në nivel të deklarimeve mediatike, pa një përafrim të qëndrimeve, ndërkohë që orët mësimore po humben, ndërsa prindërit po bartin barrën e një procesi në të cilin asnjëherë nuk kanë qenë faktor vendimmarrës”.
“Këshilli i Prindërve, po ashtu njofton se, nëse në ditët në vijim Qeveria nuk reflekton me një zgjidhje, e cila do t’i kthejë nxënësit në shkollë dhe më të vegjlit në kopshte, do t’u bëjë thirrje prindërve që të shfrytëzojnë të drejtën e shprehjes së pakënaqësisë përmes protestës së qetë, me kërkesën që të realizohet e drejta e fëmijëve për shkollim si hap i parë”.
Vritet me armë zjarri një 30-vjeçar shqiptar në Itali, arres...
Sulmohet sërish objekti bërthamor i Natanzit në Iran
Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të rej...
Rudolph: I kemi thënë Qeverisë se do ta çmonim shumë nëse do...
Tahiri: Bizneset në prag kolapsi, po mbytet sektori që i gje...
Mateo tenton ta puthë Brikenën, banorja mbyllet në tualet