Rektorati i Universitetit të Prishtinës ka njoftuar se me vendimin e 18 prillit 2025, Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës ka hedhur poshtë pretendimet për shkelje në procesin e avancimit të rektorit Arben Hajrullahu në titullin profesor i rregullt në vitin 2022, duke i vlerësuar që të gjitha ato si të pabaza.
Profesori Enver Hasani e kishte denoncuar në Këshillin e Etikës rektorin Arben Hajrullahu, me pretendimin se gjatë procesit të avancimit në profesor të rregullt në vitin 2022, Hajrullahu kinse kishte bërë shkelje etike, duke u ndodhur në konflikt interesi.
“Këshilli i Etikës, në arsyetimin e vendimit, hedh poshtë pretendimin e denoncuesit Hasani se kinse rektori aktual Hajrullahu në vitin 2022, në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Fakultetit Filozofik, ka votuar për avancimin e vet në gradën profesor i rregullt dhe se ai ka shkaktuar konflikt interesi edhe në mbledhjen e Senatit, kur është vendosur avancimi i tij në profesor të rregullt”, thuhet në njoftimin e Rektoratit.
Këshilli i Etikës po ashtu ka ardhur në përfundim se nuk kishte asnjë ankesë nga kundërkandidatët gjatë procesit të avancimit të Hajrullahut dhe nuk ka as palë të dëmtuara.
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...