Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar ndaj gjuhës nënçmuese nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të sapoemëruar për Komunitete dhe të Kthyer, Nenad Rashiq, dhe bashkëpunëtoreve të tij të komunitetit serb që nuk pajtohen me politikën e Serbisë.
Këshilli tha se po ndjek me shqetësim të madh deklaratat e tilla që kujtojnë fjalorin e urrejtjes dhe luftë nxitës të regjimit të Millosheviqit ndaj shqiptarëve, dëmtojnë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe rrjedhimisht edhe paqen e sigurinë në rajon.
“KASH mbështet veprimet e Qeverisë së Kosovës për stabilizimin e situatës dhe përkushtimin e saj për një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, me ndihmë të Bashkimit Evropian dhe përkrahje të SHBA-ve”, thuhet në reagim.
“KASH i bënë thirrje faktorit ndërkombëtar perëndimor që të shtojë përpjekjet për arritjen sa më të shpejtë të normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe të mos tolerojë veprimet destabilizuese të Vuçiqit, i cili tanimë e bëri të qartë se nuk ka hequr dorë nga orientimi pro-rus, me emërimin në krye të shërbimit për inteligjencë të Serbisë (BIA) të shovinistit dhe anti-shqiptarit famëkeq Aleksandër Vulin”./arbresh.info/
Gjykata i liron 10 të dyshuarit për manipulim me vota në raj...
Upamecano do ta vazhdojë kontratën me Bayernin
Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shk...
ZYRTARE: Atletico Madrid transferon Ademola Lookman
Aksident ajror në Rusi, vdesin tre persona
Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete social...