Këshilli Evropian mirëpret marrëveshjen Kosovë-Serbi për dokumentet

21:49 | 27 Gusht 2022
E.H

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, përmes një postimi në Twitter, ka përshëndeti marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet personale.

“Unë mirëpres ngrohtësisht marrëveshjen që u arrit sot si pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE, për të siguruar udhëtime të papenguara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në interes të qytetarëve”, shkroi Michel.

Kujtojmë se sot Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Serbia ka rënë dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për qytetarët e Kosovës./arbresh.info/

LEXO EDHE

Serbia pranon dokumentet e Kosovës, hiqen pengesat për lëvizje të lirë

Shpërndaje në rrjete sociale