KESCO njofton se në zyret e saj për Përkujdesje ndaj Konsumatorëve në të shtatë distriktet nëpër Kosovë mirëpret të gjitha palët për shlyerje të borxheve të vjetra që janë subjekt i faljes në bazë të ligjit përkatës.
Në një njoftim për media thuhet se kjo është një procedurë e funksionalizuar në bazë të aktit për faljen e borxheve dhe memorandumit KESCO-KEK.
“KESCO ka rol lehtësues dhe është në dispozicion të të gjithë të interesuarve që t’i shlyejnë këto borxhe, në pajtueshmëri të plotë me ligjet në fuqi. Dihet se të gjitha borxhet e energjisë elektrike të krijuara para 1 janarit 2009 janë të falura dhe në bazë të procedurave, pra pas marrëveshjes për kryerjen e detyrimeve eventuale ato mund të shlyhen përgjithmonë”, thuhet në njoftimin e KESCO-s.
Ligji për Faljen e Borxheve i miratuar nga Kuvendi i Kosovës ka maturitet deri me 3 shtator 2016 dhe deri atëherë secila palë mund të shkojë në Zyret për Përkujdesje ndaj Konsumatorëve të KESCO-s dhe pas zbatimit të të gjitha procedurave, përkatësisht parashtrimit të kërkesës të përfitojë nga ligji përkatës.
Bora “shkrin” Sigal Prishtinën në sfidën e parë çerekfinale ...
Hungari: Numërohen 21.54% e votave, kryeson Tisza me 128 ulë...
Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorë...
Nis publikimi i rezultateve, me 6.5 përqind të votave të num...
Vedat Muriqi dërgon këpucët në muzeun e Mallorcas pasi theu ...
Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...