Kompania për furnizim me energji elektrike, KESCO, ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) një kërkesë për rritje të çmimit të energjisë elektrike për vitin 2026 me 21.3 për qind.
Kompania për Furnizim me Energji Elektrike në Kosovë (KESCO), në cilësinë e Furnizuesit me Shërbim Universal (FSHU), ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikimin për të hyrat e lejuara maksimale për vitin 2026.
Sipas aplikimi të dorëzuar, të hyrat maksimale të kërkuara nga KESCO për vitin sivjet arrijnë në 528.78 milionë euro, krahasuar me 435 milionë euro që ishin të lejuara për vitin 2025.
Sipas aplikimit zyrtar, kërkesa reflekton rritjen e ndjeshme të kostove të furnizimit me energji elektrike, veçanërisht si pasojë e varësisë më të madhe nga importi, rritjes së konsumit dhe kostove të rrjetit të transmetimit dhe shpërndarjes, si dhe bartjes së diferencave financiare nga viti 2025.
Aktualisht, tarifa e ditës për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kWh është 9.05 centë/kWh, ndërsa tarifa e natës është 3.88 centë/kWh. Për konsumin mbi këtë kufi, çmimi është 15.43 centë gjatë ditës dhe 7.28 centë natën.
Vendimi përfundimtar për këtë kërkesë i takon ZRRE-së.
Në rast se ZRRE-ja aprovon edhe këtë herë kërkesën e KESCO-s, atëherë do të jetë hera e tretë në katër vjetët e fundit që rritet çmimi i rrymës.
Një muaj paraburgim për 15 komisionerët e arrestuar në Malis...
Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në...
E rëndë në Angli/ Vrau me thikë një 12-vjeçar, adoleshenti p...
Kur rrjetet sociale zëvendësojnë barnatoren: rreziku i produ...
Isa Mustafa: LDK nuk zgjidhet me tifozllëk, Kuvendi duhet të...
PDK: Prokuroria të hetojë pamjet e rreme të publikuara nga K...