Një 34 vjeçare ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme në Berivojcë të Kamenicës, e cila dyshohet se u vra me shufër metalike nga bashkëshorti i saj.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata Themel kompetente në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit N.M.
“Sipas kërkesës, ekzison dyshimi i bazuar se, më 25 Korrik 2020, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, i dyshuari N.M., për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme familjare, me dashje e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.M., ashtu që pas fjalosjes, i dyshuari me mjet të përshtatshëm – shufër metalike, e godet të ndjerën një herë në kokë, e cila rrëzohet në dysheme, mirëpo i njëjti prapë ka vazhduar ta godet me shufër disa herë në kokë dhe pjesë tjera të trupit, me ç’rast të ndjerës i ka shkaktuar plagë të cilat kanë qenë vdekjeprurëse” thuhet në komunikatë.
Me këto veprime, dyshohet se i dyshuari N.M., ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, i dyshuari gjendet në ndalim 48 orësh, ndërsa sot pritet që të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit, para gjyqtarit të procedurës paraprake.
Moti sot me shi në Shqipëri
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes
Sot mblidhet AAK-ja, në rend dite shpallja e zgjedhjeve të b...
Parashikimi i motit për sot
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...