Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve Y.H. dhe D.H, të cilët u arrestuan pasi iu gjetën 182.715 kilogramë marihuanë.
Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se të dyshuarit ishin kapur në brezin kufitar afër fshatit Kokaj të Komunës së Gjilanit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit Y.H. dhe D.H, më 24 Tetor 2023, rreth orës 21:35 minuta, në brezin kufitar afër fshatit Kokaj komuna e Gjilanit, në bashkëveprim dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, kanë kryer veprën e sipërshënuar penale, në atë mënyrë që nga policia task forca kufitare, tek të njëjtit është gjetur substancë narkotike, e dyshuar e llojit marihuanë, me peshë prej 182.715 kg, e cila është sekuestruar”, thuhet në njoftim.
Me këtë, dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërsa, Policia e Kosovës ka njoftuar se vlera e narkotikut është rreth 400 mijë euro.
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...