Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.S., dhe I.H., në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, përcjell Arbresh.info.
“Sipas kërkesës, me datë 16.12.2023 rreth orës 22:30, në autostradën ”Ibrahim Rugova” në Prizren, saktësisht në kilometrin e trembëdhjetë të saj nga aksi rrugor ”Prizren Veri” në drejtim të aksit rrugor ”Prizren Jug”, me dashje dhe në bashkëkryerje, veprojnë në kundërshtim me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, në atë mënyrë që paraprakisht, merren vesh dhe organizojnë garë të kundërligjshme automobilistike, ashtu që të pandehurit A.S., dhe I.H., lëvizin paralelisht me automjetet e tyre me një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe, dhe në një moment i pandehuri i dytë me automjetin e tij i afrohet të pandehurit të parë, me ç’rast ky i fundit humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke devijuar në mënyrë diagonale nga shiriti i majtë i rrugës, me ç’rast e godet automjetin e markës ”VW Golf”, i cili ishte i ndalur në shiritin emergjent të austostradës dhe për pasojë godet për vdekje këmbësorët – viktimat N.B., M.D., dhe L.S, të cilët ishin duke e ndjekur zhvillimin e garës dhe në të njejtën kohë u shkakton lëndime trupore të dëmtuarve M.Z., S.Z., dhe B.P., të cilët gjithashtu ishin në vendin kritik duke e ndjekur zhvillimin e garës automobilisitke në mes të të pandehurve. Me ç’rast viktimat N.B., M.D., dhe L.S., si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga aksidenti dërgohen pa shenja jete pranë Spitalit Rajonal të Prizrenit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Exit Poll i UBO-s: NISMA nuk e kalon pragun
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...