Qeveria e Kosovës i ka të gjitha mekanizmat ligjore dhe logjistike për ta ndaluar ndërtimin e 300 shtëpive në veriun e Mitrovicës, por po i mungon guximi. Kështu konsiderojnë analistët dhe këshilltarët komunalë në Mitrovicë, të cilët kërkojnë që të ndalohet ndërtimi i “Luginës së Diellit”
Përfaqësues të shoqërisë civile, deputetë, analistë dhe politologë kosovarë e konsiderojnë të pafuqishme Qeverinë e Kosovës për ta parandaluar ndërtimin e “Luginës së Diellit” në veriun e Kosovës. Ky projekt, më i madhi i Serbisë në Kosovën e pasluftës, parashikon ndërtimin e 300 shtëpive në një lokacion ndërmjet Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit për kthimin e 1500 serbëve nga Serbia. Për këtë projekt po kritikohen ashpër institucionet e Kosovës, të cilat i kanë mekanizmat e duhura për veprim, por u mungon guximi.
Ndërsa në anën tjetër, Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor thotë se janë duke marrë të gjitha masat që ky projekt serb të mos realizohet pa bazë ligjore. Në anën tjetër, përfaqësuesit e serbëve në veri janë shprehur të bindur se këto shtëpi do të ndërtohen pavarësisht kërcënimeve që vijnë nga Prishtina.
Kryetari i Organit të Përkohshëm të Zveçanit, institucion ky i krijuar nga Beogradi zyrtar, Ivan Todosijeviq, ka thënë për mediet lokale se “i mbetet Prishtinës që të tregojë vullnetin e mirë për të dhënë lejen e ndërtimit për shtëpitë, gur themeli i së cilave është vënë”.(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...