Dy persona (një grua dhe një burrë) kërkohen nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë kryer veprën “Vjedhje”.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook, Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e personave që shihen në fotografi.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje”, shkruhet në postim.
Policia thotë se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, luteni të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]. /Telegrafi/
Eurodeputeti Terras uron Kurtin: Kosova i përket BE-së
Qeveria Kurti 3 mban mbledhjen e parë sot, ky është rendi i ...
Shorti i Ligës së Kombeve: Kosova mëson sot kundërshtarët në...
Oda Amerikane : Qeveria e re e Kosovës duhet të përqendrohet...
12 persona ndalohen në Junik për organizim të skemave pirami...
AUV merr vendim për ndalimin e përkohshëm të formulës për fo...