Në vitin 2011, Bislim Morina, e martoi vajzën Antigonën me shkues (mësit).
Por, martesa e saj me Hilmi Zenën nga fshati Malësi e Vogël, zgjati vetëm tri ditë. Sipas Prokurorisë, ajo vdiq si pasojë e gjakderdhjes që kishte pasur nga organet gjenitale, mbrëmjen e parë të martesës, në shtëpinë e burrit të saj ku kishte qëndruar mes datave 27, 28, 29 korrik të vitit 2011.
Familja e së ndjerës në vazhdimësi po e akuzon ish-dhëndrin Hilmi Zena nga fshati Malësi e Vogël (ish-Radost), për vrasjen e së bijës. Ata po thonë se dhëndri bëri marrëdhënie seksuale me Antigonën, derisa ajo ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe kishte gjakderdhje të vazhdueshme. Gjykata fillimisht këtë rast e kishte cilësuar si të mbyllur, por pas plot 6 viteve, Apeli e ka kthyer rastin në rigjykim.
Gjashtë vite pas rastit janë rrjeti i Grave të Kosovës që po kërkon nga drejtësia kosovare llogaridhënie dhe seriozitet në trajtimin e këtij rasti.
Madje sot për këtë nga ora 10:00, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) organizon protestë paqësore para objektit të Gjykatës në Rahovec, për të kërkuar drejtësi për Antigonën.
Rasti i Antigonës nuk është i vetmi që institucionet nuk i shkuan deri në fund.
Janë bërë gati shtatë vjet që kur Diana Kastrati u vra në pikë të ditës disa metra larg shtëpisë së saj. I dyshuari për vrasjen e saj, ish-bashkëshorti Adnan Jashari ende nuk është kapur nga organet e ndjekjes dhe drejtësisë kosovare, shkruan Insajderi
Jashari tash e sa vjet gjendet në Spanjë, dhe ky nuk shtet asnjëherë nuk ka pranuar ekstradimin e tij në Kosovë.
Zejnepe Bytyqi është viktima tjetër nga Suhareka e vrarë pikërisht nga burri i saj.
Vrasja e saj kishte ndodhur pas shumë telasheve dhe rrahjeve, përgjatë gjashtëmbëdhjetë viteve torturë.
Për vrasjen mizore të Zejnepes, vrasësi i saj u dënua me 12 vite burgim. Ky dënim u ngrit për disavite më shumë vetëm pas protestave dhe presionit publik.
Me 17 shkurt 2016 kishte mbetur e vrarë 35 vjeçarja Diana Zhubi, përkundër që nga ekspertiza ndërkombëtare e vërtetoj se ajo u vra nga i dashuri i saj, ajo u raportua si e vetëvrarë.
Kjo ekspertizë ndërkombëtarë kishte vënë në dyshim prokurorinë e rastit, e cila kishte konstatuarvrasjen e saj si vetëvrasje.
Donjeta Pajaziti është vajza tjetër njëzetekatër vjeçare e cila u gjet e vrarë në bjeshkët e fshatit tësaj, pas gjashtë jave kërkimesh pas zhdukjes së saj.
Për rastin e Donjetës fillimisht ka pasur një të dyshuar kryesor me të cilin lidheshin të gjitha provat,mirëpo pak ditë më parë ky i dyshuar u lirua nga akuza për vrasjen e saj.
Sipas vendimit të gjykatës, provat të cilat janë në dispozicion nuk janë në përputhje me viktimën.
Milani po planifikon një transferim gjatë verës për yllin e...
Nuk ka më dosje “Epstein”/ Departamenti i Drejtësisë: I publ...
Osmani: Në Hagë po gjykohen padrejtësisht edhe proceset tona...
Kurti: Do ta risjellim ligjin me çmime tavan, do ta frenojmë...
Kosova dhe Shqipëria riafirmojnë angazhimin në Bordin e Paqë...
Edi Rama nis vizitën në Prishtinë, pritet nga Osmani