Përballja me drejtësinë si dhe keqpërdorimi i detyrës zyrtare tashmë ka vënë para drejtësisë tre kryetarë komunash të cilët, ndonëse në shkallë të parë kanë marrë dënime të caktuara, vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre.
Proceset gjyqësore me të cilat po përballet kryetari i komunës së Prizrenit Ramadan Muja, procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Skenderajt Sami Lushtaku si dhe atij të Drenasit Nexhat Demaku, të tre këta që vijnë nga Partia Demokratike e Kosovës, për analistët politikë në vend po shihen si të dëmshme për demokracinë e vendit.
Sipas tyre asnjë individ nuk mund të kërkojë votën e qytetarëve derisa përballet me drejtësinë, dhe kjo pa marrë parasysh fajësinë apo pafajësinë e tyre. E pakta që këta të fundit mund të bëjnë sipas shoqërisë civile është të japin dorëheqje si akt moral e qytetarë.
Driton Selmanaj nga Institutit Demokratik i Kosovës (KDI) tha në një prononcim për KosovaPress se në vendin tonë mungon kultura politike, që kur një person i caktuar që përballet me drejtësinë të heqë dorë nga të qenët pjesë e garës, pasi që pa i pasur duart e pastra të njëjtit nu k mund dhe nuk do të duhej të kërkojnë votën e qytetarëve.
“Në Kosovë akoma nuk është instaluar një kulturë politike e cila kushdo që eventualisht ka dyshime që mund të ketë problem me ligjin atëherë të mos bëhen pjesë e garës politike, sepse unë mendoj që nuk ka gjë më fisnike e më të shenjtë sesa për të dalë dhe për të kërkuar votën e qytetarëve, dhe për të dalë dhe për të kërkuar votën e qytetarëve i bie që ti po ua kërkon besimin, dhe ti s’mundesh nëse eventualisht ke telashe me figurën tënde, të kërkosh besimin e njerëzve tjerë. Prandaj, në rrethana krejtësisht normale dhe në vendet me demokraci, ndoshta edhe jo shumë demokraci të konsoliduar, njerëzit e tillë duhet fillimisht t’i pastrojnë duart me ligjin, eventualisht të gjithë mund të dalin të pafajshëm, por të mos hyjnë në garë derisa kanë telashe”, tha Selmanaj.
Ndërsa Fidan Kalaja nga organizata “FOL”, tha për KosovaPress se shoqëria civile që pas pavarësimit të vendit më 2008 u kishte kërkuar partive politike që të kenë kujdes në kandidimin e kandidatëve gjatë proceseve zgjedhore dhe se ata që zyrtarisht ose jo janë të përfshirë në procese gjyqësore të mos inkuadrohen në procesin zgjedhor. Mirëpo kjo këshillë e tyre, siç thotë Kalaja, nuk ishte marrë parasysh nga këto subjekte e sidomos nga Partia Demokratike e Kosovës.
“Që nga pavarësia e Kosovës shoqëria civile u ka kërkuar partive politike që të mos kandidojnë kandidatë që zyrtarisht ose jozyrtarisht janë në hetime, n ë proces të gjykimit në kuptimin që të sigurohet një proces zgjedhor me integritet të lartë moral dhe juridik. Këtë partitë politike nuk e kanë respektuar, sidomos Partia Demokratike e Kosovës, ku ka kandiduar kandidatë në komuna por edhe për deputetë, të cilët kanë qenë nën hetime ose në procese të ndryshme gjyqësore… Këta kryetarë të zgjedhur më shumë janë përballur me procese gjyqësore, sesa që janë përballur me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, për atë për çfarë janë zgjedhur”, tha Kalaja.
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Vodhi mjete pune e gjësende tjera, arrestohet 21-vjeçari në ...
Broja i motivuar pas golit të parë me Burnleyn
Kjo është shuma që duhet të paguajnë gjigantët evropian nëse...