Komisioni për mbikëqyrjen e financave publike, ka kërkuar që të bëhet sa më parë auditimi i partive politike, për tri vitet e fundit, pasi që kjo është jo vetëm nën interesin e këtij komisioni, por dhe të opinionit të gjerë.
Zëvendëskryetar i parë Ali Sadriu, tha se komisioni i ka kryer obligimet e tyre, ku edhe i është dërguar kërkesë Kuvendit të Kosovës, kërkesë kjo e cila është miratuar, por nuk ka gjetur zbatim në praktikë.
“Komisioni planifikon përgatitjen e termeve të referencave për auditimin e pasqyrave financiare, dhe të deklarimit financiar të subjekteve politike. Këtu ju e dini që ne e kem pas si komision temë shqyrtimi, disa herë keme tentu ku ka prezentu edhe sekretari kom qenë i interesuar edhe në këtë takim të jetë sepse auditimi nuk ka ndodh tek subjektet politike dhe është diçka që opinionit i intereson, dhe na intereson të gjithë neve”, pohoi Sadriu
Ndërsa Hajdar Beqa, anëtar i Komisionit nga radhët e PDK-së, tha se është e pa kuptimtë që organizatat buxhetore të mos auditohen, pasi që ato shpenzojnë paratë publike pa pasur kontrolle.
Por jo vetëm këto janë problemet me të cilat përballet komisioni. Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, vazhdon të funksionojë pa praninë e kryetarit Besnik Bislimi, i cili si anëtar i Vetëvendosjes, vazhdon t’i bojkotojë komisionet.
Por anëtarët e komisionit patën një kërkesë për zëvendësimin e tij, pasi që mungesa e tij po pengon punën e komisionit.
Ali Sadriu tha se duhet që ta zgjedhin dikë tjetër kryetar të këtij komisioni, pasi që mungesa e tij po e zvarrit punën e komisionit, i cili vazh don të jetë në funksion të opozitës.
E nuk munguan as komentet që në rast se Besnik Bislimi, do të jetë i pranishëm në komision, atë do ta largojnë nga Lëvizja Vetëvendosje, pjesë e së cilës është ai.
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e koma...
Shembja e rrugës në Prishtinë, KRU Prishtina njofton rikthim...
Fundi i përballjes në Apel, pritet vendimi që vulos fatin e ...
Foda jep lajmin e madh: Zhegrova ka gjasa të luajë nga filli...
Avokati i “Kobrës” ngre dyshime në Apel: Përgjime të paautor...
Shtohen linjat e autobusëve Aeroport – Prishtinë për shkak t...