Një person i kërkuar nga drejtësia kosovare ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës.
45 vjeçari Sh.Sh ishte i dënuar më pesë vjet burgim për veprën penale “Dhunimi” dhe po kërkohej nga Gjykata për vuajtje të dënimit, raporton Arbresh.info.
“ Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Sh. Sh, mashkull, 45 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me pesë vite burgim për veprën penale “Dhunimi”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari është arrestuar gjatë një operacioni policor në Fushë Kosovë dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që policia e Fushë Kosovës ndërmori sot, arriti të arrestoj personin e kërkuar. I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit”, bën të ditur policia./Arbresh.info/
Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë